Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dhënë një ultimatum këtë të marte Britanisë së Madhe. Ai kërkoi që ata të dalin me një plan konkret, në mënyrë që kjo të ndodhë para zgjedhjeve europiane.

Macron paralajmëroi se nëse Britania nuk del nga BE’ja, atëherë ata automatikisht i bie që të largohen pa marrëveshje nëse nuk marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në muajin maj të këtij viti.

“Nëse Britania e Madhe, nuk është e gatshme që tre vjet pas referendumit të dalë nga BE’ja, dhe nuk arrin që të vijë me një zgjidhje që mbështetet nga shumica e parlamentit britanik, atëherë i bie që ata kanë zgjedhur BREXIT pa marrëveshje”, tha Macron.

“Bashkimi Europian, nuk duhet të mbetet peng i Britanisë së Madhe, dhe duhet gjendur një zgjidhje për krizën e krijuar”, shtoi ai.

Parlamenti britanik i ka refuzuar të gjitha opsionet, dhe tani Britania është në një krizë të thellë.

Asnjë opsion për dalje nga Bashkimi Europian nuk ka kaluar në parlamentin britanik, dhe sot kryeministrja e vendit Theresa May, tha se do të kërkojnë që të shtyhet BREXIT;i në një afat më të gjatë. Në referendumin e vitit 2016, 52% votuan për dalje nga Bashkimi Europian, ndërsa 48% votuan për të qëndruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…