Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka treguar përmes rrjeteve sociale se për çfarë ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin.

Ai ka pohuar se rusit i ka kërkuar që të ndërprenë sulmet në Ukrainë, të cilën gjë e ka refuzuar Putin.

“Kam folur këtë mëngjes me presidentin Putin dhe i kam kërkuar të ndërpresë sulmet në Ukrainë. Ai këtë pikë e ka refuzuar. Vazhdimi i dialogut për të shmangur tragjeditë njerëzore është absolutisht e nevojshme. Do të vazhdoj përpjekjet dhe kontaktet e mia. Duhet të shmangim më të keqen”, ka shkruar francezi në Twitter.

Macron më tutje ka deklaruar se po angazhohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn që të shmangin tragjeditë njerëzore.

“Dialog për të mbrojtur popullsinë, për të marrë vendime që do të shmangin tragjeditë njerëzore, për t’i dhënë fund kësaj lufte: ky është kuptimi i angazhimit tim përkrah Presidentit Zelensky dhe komunitetit ndërkombëtar. Vendosmëria ime është dhe do të mbetet totale”, tha ai.

Ndryshe, Zelensky gjatë ditës së sotme i ka kërkuar takim të drejtpërdrejt Putinit, i cili ka neglizhuar kërkesën e ukrainasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mehaj: Bashkë me Kurtin konfirmojmë se FSK ka të ardhme

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj thotë se bashkë me kryeministrin e vendit,…

Autoritetet e spitalit në New Jersey pushojnë nga puna gjashtë punonjës që nuk u vaksinuan kundër COVID-19

Një nga sistemet më të mëdha të kujdesit shëndetësor në New Jersey…

Tragjedi nё Mesdhe – Rreth 115 refugjatё tё humbur

Sёrish para brigjeve tё Libisё ёshtё mbytur njё anije me refugjatё. OKB…

Hoxha: Regjistrimi vërtetoi se me BDI në qeveri, ikja e shqiptarëve nga vendlindja është masovike

Më shpalljen e rezultateve për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut…

Vendimi për Shqipërinë: Në Luksemburg do vendoset a do hapë BE bisedimet për anëtarësim

Në Luksemburg janë mbledhur ministrat e çështje europiane të vendeve anëtare të…