Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se shpresonte që të fliste me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në orët në vijim. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar detaje dhe kanë mësuar se ata do të bisedojnë për të organizuar largimin e civilëve nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit.
Pallati i Elizesë ka zbuluar se se udhëheqësit do të bisedojnë 48 deri në 72 orët në vijim. Zëdhënësit thanë se Franca është në kontakte me zyrtarët ukrainas, Greqinë, Turqinë dhe organizatat ndërkombëtare për të specifikuar çarë duhet plotësuar për të realizuar largimin e njerëzve.
“Franca kërkon që Rusia të heqë rrethimin në mënyrë që njerëzit të largohen dhe ata që duan të qëndrojnë, të qëndrojnë, por të dërgohet ndihma e nevojshme humanitare nën kushtet e ligjit humanitar ndërkombëtar”, shkruan Sky News.
Mariupoli ka qenë një shënjestër kyçe për forcat ruse dhe ka qenë nën sulme të ashpra që prej nisjes së luftës.
Një guvernator ukrainas tha gjatë ditës së sotme se forcat vendase janë ende në kontroll të qytetit dhe rreth 65 mijë persona kanë mundur që të arratisen me makina private ose në këmbë.