Gjatë një bisede telefonike, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i kërkuan liderit rus të lirojë  dymijë e 500 mbrojtësit ukrainas të fabrikës së çelikut Azovstal të ndaluar aktualisht nga forcat e Kremlinit, tha pallati Elysee.

Dy liderët evropianë i kërkuan gjithashtu Putinit të pranonte një shkëmbim të drejtpërdrejtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe këmbëngulën në urgjencën e heqjes së bllokadës ruse të portit të Odesës për të lejuar eksportet e grurit ukrainas, shtoi pallati.

Javën e kaluar, ushtria ruse shpalli Azovstal dhe të gjithë Mariupolin “të çliruar plotësisht” dhe raportoi se më shumë se dymijë e 400 luftëtarë ishin liruar.

Luftëtarët që kishin nevojë për trajtim mjekësor, u dërguan në një spital në qytetin e kontrolluar nga Rusia, rreth 30 milje në lindje të Mariupolit, ndërsa të tjerët u dërguan në Olenivka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Agim Veliu: Kemi humbur zgjedhjet në Podujevë

Kryetari i LDK’së në Podujevë, Agim Veliu ka pranuar humbjen në zgjedhjet…

Zelensky i gatshëm të flasë vetëm me Putinin – dhe vetëm nëse ka një çështje në tryezë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një video-lidhje në Forumin Ekonomik Botëror…

Bastiset shtëpia e 47 vjeçarit në Tetovë, policia i gjeti heroinë

Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, sot (20-shtator) rreth…

Mediat amerikane: Rusia konfirmon se i janë shkatërruar së paku 300 tanke në Ukrainë

Yaroslav Trofimov, korrespondent i gazetës amerikane “The Wall Street Journal” ka shpërndarë…

“Bombat” nuk zbuluan asgjë për “Monstrën”

Gjashtë vjet më parë, Deutsche Welle transmetoi një deklaratë të opozitarit të…