Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të mbajnë një telefonatë të përbashkët me presidentin kinez, Xi Jinping të martën.

Thirrja sinjalizon një rritje të presionit nga udhëheqësit evropianë ndaj Kinës për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Të hënën, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell ka folur me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi për herë të dytë që nga fillimi i pushtimit.

Borrell e pyeti Wang për “gatishmërinë e Kinës për të mbështetur ndërprerjen e armiqësive dhe dialogun” dhe mbështetjen për krijimin e korridoreve humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve, shkruan BBC.

Kina ka shprehur “keqardhje” për sulmin, por ka bërë pak për të dënuar apo kundërshtuar Moskën, në përputhje me parimet e politikës së saj të jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zhgënjimi në Maqedoninë e Veriut lidhur me negociatat për BE

Në Maqedonine e Veriut thuajse janë shuar shpresat për marrjen e datës…

Grenell, përfundimisht do të largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, përfundimisht do të largohet nga pozita…

Raportohet për vrasjen e negociatorit ukrainas nga…

Shërbimi Sekret i Ukrainës raportohet se ka vrarë njërin nga negociatorët ukrainas,…

Josep Borrell: Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e valës së emigrantëve afganë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat…

Kryeministri grek Mitsotakis, letër Macronit dhe Merkelit për Turqinë

Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis i dërgoi një letër Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelares…