Presidenti i Bjellorusisë ka reaguar për herë të parë pas rrëmbimit të avionit me urdhër të tij, me qëllim arrestimin e gazetarit Raman Pratasevich. Lukashenko ka folur në një një seancë parlamentare mëngjesin e sotëm dhe ka sulmiar shtetet perëndimore që ndrëmorrën sanksione ta ashpra ndja vendit të tij.

Në fjalën e tij, Lukashenko tha se sulmet ndaj Bjellorusisë kanë kaluar vijat e kuqe.

“Siç e parashikuam, keqdashësit tanë brenda dhe jashtë vendit kanë ndryshuar metodat e tyre për të sulmuar shtetin. Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së përbashkët dhe moralit njerëzor,” tha Lukashenko ndërsa iu drejtua anëtarëve të parlamentit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Lukashenko e quajti gjithashtu gënjeshtër absolute se një avion luftarak e detyroi avionin të ulej dhe tha se Bjellorusia kishte vepruar “në mënyrë të ligjshme, për të mbrojtur njerëzit”, duke theksuar se pati alarm për bombë në avion.

“Unë veprova ligjërisht për të mbrojtur popullin tonë,” tha ai, duke akuzuar gjithashtu Pratasevich për planifikimin për të filluar një “rebelim të përgjakshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kuvendi sërish pa kuorum, nuk miratohen një sërë ligjesh

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shterur debatin për një sërë ligjesh,…

Scholz dënon sulmin në Berlin që la një të vdekur dhe 31 të plagosur

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar sulmin e së mërkurës në një…

Javën që vjen fillon shpërndarja e “pasaportave të gjelbra” për personat e vaksinuar kundër Kovidit

Nga java e ardhshme mjekët amë do të japin “pasaportë të gjelbër”…

Specialja pritet të vendos për vazhdimin apo jo të paraburgimit për Salih Mustafën

Gjykata Speciale ka kërkuar dorëzimin e parashtresave lidhur me rishikimin e masës…

Zyrtari i BE’së: Serbët e dinin që Kosova do ti bashkohej sistemit rregullues energjetik të Shqipërisë

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (KE) Janez Kopac tha se…