Ka pasur luftime të ashpra herët të hënën në një zonë të gjerë nga veriu në perëndim të Kievit, sipas zyrtarëve ukrainas dhe përmbajtjes së mediave sociale.

Forcat ruse duket se kanë shkuar në ofensivë në disa zona për të avancuar drejt kryeqytetit ukrainas.

“Me zemërim të skajshëm, armiku shkatërron Buchen, Hostomelin, Vorzelin, Irpinin. Ata vrasin qëllimisht civilë”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko.

Raporte të shumta flasin për zjarr të fortë në të katër qarqet të hënën ndërsa civilët vazhdojnë të ikin nga luftimet, raporton CNN.

“Ne po bëjmë gjithçka në kryeqytet për të mbështetur qytetin, për të krijuar një rezervë me ushqime, ilaçe, mallra thelbësore. Ne shpërndajmë dhe ofrojmë ndihma për ata që kanë më shumë nevojë sot.

Kryetari i bashkisë së Hostomel, Yuriy Prylypko, u vra ndërsa “u shpërndante bukë të uriturve dhe ilaçe të sëmurëve, duke ngushëlluar të dëshpëruarit”, sipas faqes së qytetit në Facebook. Dy të tjerë me të janë vrarë gjithashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Këtë muaj takim i ri mes Shkupit dhe Sofjes

Këtë muaj në Shkup pritet të mbahet takim dy-ditësh i Komisionit maqedono-bullgar…

Gjermania përballet me mungesën e punëtorëve të kualifikuar

Sipërmarrjet gjermane së shpejti mund të kenë mungesë të miliona punëtorëve të…

Kryeinspektorja paralajmëron dënime më të ashpëra për ndotësit e ambientit

Dënimet duhet të jenë më rigoroze. Përdorimi i karburanteve fosile është diçka…

Inaugurimi i Këshillit për Demokraci, Osmani: Kosova bëri një hap të rëndësishëm për jetësimin e zotimeve

Presidentja, Vjosa Osmani, ka inauguruar Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të…

Haradinaj mbledh strukturat e partisë, del me pesë pika për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë…