Një nga mbrojtësit e fundit ukrainas në Mariupol i ka thënë BBC-së se fabrikat e rrethuara të çelikut ku janë të ngujuar, janë shkatërruar kryesisht mbi tokë dhe se civilët janë bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Duke folur nga uzina Azovstal – pjesa e fundit e Mariupolit jo nën kontrollin rus – Svyatoslav Palamar nga regjimenti i Azov tha se mbrojtësit kishin zmbrapsur valët e sulmeve ruse.

“Unë gjithmonë them se për sa kohë jemi këtu, Mariupol mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, deklaroi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin, anuloi një sulm të planifikuar rus në fabrikën e çelikut – një labirint tunelesh dhe punishtesh – dhe urdhëroi trupat e tij që ta mbyllnin atë.

“Bllokojeni këtë zonë industriale që të mos kalojë një mizë”, ka thënë ai.

Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Marrja e portit të Detit Azov është një qëllim kyç i luftës ruse dhe do të lirojë më shumë trupa për t’iu bashkuar një ofensive ruse në rajonin lindor të Donbasit.

“Të gjitha ndërtesat në territorin e Azovstal janë pothuajse të shkatërruara. Ata hedhin bomba të rënda, bomba që shkatërrojnë bunkerët të cilat shkaktojnë shkatërrime të mëdha. Ne kemi të plagosur dhe të vdekur brenda bunkerëve. Disa civilë mbeten të bllokuar nën ndërtesat e shembura”, tha kapiteni Palamar.

Regjimenti Azov ishte fillimisht një grup neo-nazist i ekstremit të djathtë, i cili më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës. Luftëtarët e saj së bashku me një brigadë marine, roje kufitare dhe oficerë policie janë mbrojtësit e fundit ukrainas të mbetur në qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një aeroplan izraelit zbarkoi në Turqi për herë të parë pas 10 vjetësh

Aeroplan i linjës ajrore izraelite El Al zbarkoi sot në Turqi për…

ASH: Komuna e Tetovës të bëj publike kontratën për honoraret me avokatin Trajçev

Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarime nga Komuna e Tetovës për angazhimin e…

Koronavirusi i prek edhe punëtorët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë të martën se…

Arrestohen gjashtë persona në një objekt në Zherovjan të Tetovës, policia zbulon armë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton më (25.06.2021) nga ora 1:30 deri…

Han: Të zbardhen plotësisht skandalet korruptive

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han ka kërkuar nga qeveria që të zbardhen…