Dy oficerë policie janë vrarë dhe një tjetër është plagosur deri tani në një betejë që po zhvillohet mes policisë dhe një burri të armatosur që reziston nga brenda shtëpisë së tij në Karolinen e Veriut, duke qëlluar prej disa orësh tashmë ndaj oficerëve.

Rreshteri i policisë Chris Ward ka vdekur në incident, raportojnë mediat lokale.

Ndërsa oficeri Logan Fox gjithashtu u lëndua gjatë kaosit në skenën e ngjarjes në Boone në Karolinën e Veriut dhe ka humbur jeten ne spital.

Sherifi Hagaman tha se autoritetet kanë gjetur në shtëpi gjithashtu të vdekur nënën dhe njerkun e të dyshuarit

Situata nisi prej orës lokale 10.00 të mëngjesit kur sherifi erdhi në zonë për të bërë një kontroll sigurie pas njoftimeve se i zoti i shtepisë nuk i përgjigjej telefonatave të të afërmve.

Oficerët kishin hyrë në rezidencë por ishin pritur menjëherë me të shtëna nga sulmuesi.

“Është një situatë shumë tragjike. Mendimet e lutjet tona janë me të gjithë ata të përfshirë, familjet e tyre dhe komunitetin”, thanë autoritetet, duke shtuar se shtëpia është tashmë e rrethuar dhe rezidentët fqinjë janë evakuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…