Derisa Finlanda po bëhet gati për anëtarësim në NATO, luftanijet e Aleancës Veri-Atlantike kanë arritur në këtë vend ku do të realizojnë stërvitje ushtarake.

Vendet anëtare të NATO-s, Latvia, Estonia dhe Holanda do të kryejnë stërvitje ushtarakë në Detin Baltik së bashku me Finlandën, ka konfirmuar ushtria e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Stërvitjet e përbashkëta do të fokusohen në “veprimet kundër minave”. Stërvitjet do të mbahen të enjten dhe premten.

“Qëllimi kryesor i stërvitjeve është gjetja e objekteve nënujore”, ka deklaruar kreu i flotës Mikko Villikari.

Në stërvitje do të marrin pjesë edhe dy anije finlandeze Kazanpaa, që shërbejnë për hulumtimin dhe zbulimin e minave. Stërvitjet do të mbahen në një lokacion rreth 540 kilometra larg qytetit rus Shën Petersburgu.

E pavarësisht që stërvitjet ishin planifikuar më parë, ato po vijnë në kohën kur dy vendet që tradicionalisht kanë qëndruar neutrale – pra Finlanda dhe Suedia po bëhen për aplikim për pranim në NATO gjatë muajit maj.

Rusia ndan kufirin me Finlandën në një gjatësi prej 1.340 kilometra, kurse Moska ka paralajmëruar që lëvizjet e fundit të Finlandës mund të kenë pasoja, në veçanti ideja për anëtarësim në NATO. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Turqia është tronditur sot nga një tërmet i fuqishëm. Sipas të dhënave…

Theret me thikë një person në Pejë 41 minuta më parë

Një person është therur me thikë dje gjatë ditës në Pejë. Viktima…

Një tërmet me magnitudë 3.8 shkallësh të Rihterit ka goditur Kroacinë

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës së Rihterit goditi Kroacinë…

Vrasja në Mitrovicë: Konfiskohet vetura e cila është përdorur nga të dyshuarit (VIDEO)

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një vrasje në Mitrovicë, ku viktima është…

Matthew Palmer, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin…