Bindja e Vladimir Putinit se “një fuqie të madhe botërore i nevojitet një flotë e fuqishme ushtarake”, përfshin dhe shtimin e pranisë detare ruse si dhe operacioneve të saj ne Mesdheun Lindor e përgjatë brigjeve të Afrikës, pohoi një zyrtar i lartë i shërbimeve amerikane të inteligjencës.

Christopher Bort, ekspertët për Rusinë dhe Eurazinë në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës, tha se që prej vitit 2013, Putin e ka vendosur theksin tek forcimi i pranisë detare, si fillim në Siri ku ka një bazë ndërsa po punon për mbylljen e një marrëveshjeje me të cilën do të krijonte një kompleks të ngjashëm edhe në Sudan.

Duke folur në forumine Këshillit Atlantik, Bort tha se ka një shtim të dukshëm të prezencës detare ruse në rajonin e Mesdheut, si edhe në oqeanin Paqesor.ai thotë se në rajonin e Mesdheut, Rusia kërkon të shihet si “lojtare e padiskutueshme”. Shembuj të qartë sipas tij janë përfshirjet ushtarake të Moskës ne Siri e Libi, ku i ofron ish shteteve kliente shitje armësh të sofistikuara ndërsa bëhet pjesë e projekteve infrastruktore rajonale.

Kështu një prej objektivave afatgjata të Rusisë në Libi, sipas ekspertit, është vendosja e një pranie të përhershme detare atje, pasi në luftën civile të vendit, ajo “ I ka luajtur të gjithë lojrat e mundshme”, thotë eksperti.

Ai shtoi se Moska po kërkon ta përhapë sa më shumë influencën e saj përmes ujdive transaksionale me Turqinë, Iranin, Izraelin e vendet e Gjirit, që historikisht kanë pasur marrëdhënie armiqësore me njëri-tjetrin, e shpesh edhe me vetë Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Virusi korona, Dimitrov: 2300 shtetas kanë mbetur jashtë kufijve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi se gjithsej rreth 2300…

Përgjaket sërish SHBA/ 1 i vdekur dhe 5 të plagosur nga një sulm në Teksas

Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në një fabrikë duke lënë…

Paralajmërohet hapja e një shoqate të re bullgare në Maqedoni

Pas dy shoqatave bullgare dhe klubeve “Mbreti Boris i tretë” dhe “Vanço…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Thaçi në spital nga veshkët

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përfundoi trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike dhe…