Situata në qytetin Bakhmut, në vijën e frontit lindor, po bëhet “gjithnjë e më e vështirë”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Bëhet fjalë për qytetin të cilin forcat ruse janë përpjekur të marrin për më shumë se gjashtë muaj.

“Armiku po shkatërron vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Deklaratat e liderit ukrainas erdhën pasi Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen paralajmëroi Kinën kundër armatimit të Rusisë gjatë një vizite në Kiev të hënën.

Disa nga luftimet më të ashpra që kanë ndodhur që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë pak më shumë se një vit më parë, janë zhvilluar në Bakhmut, në rajonin e Donetskut të Ukrainës, një pjesë e të cilit është nën kontrollin e Rusisë dhe aleatëve të saj separatistë.

Por kohët e fundit përpjekjet e forcave ruse për të marrë qytetin industrial janë intensifikuar.

Udhëheqësi separatist i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin, tha se “praktikisht të gjitha rrugët” për në qytet ishin “nën kontrollin e zjarrit [rus]”.

Presidenti Zelensky bëri thirrje edhe një herë që të dërgohen aeroplanë luftarakë modernë në mënyrë që “i gjithë territori i vendit” të mbrohet nga “terrori rus”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Aktakuzë ndaj një personi që u merrte deri 200 euro për dokumente false migrantëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në…

Blinken: Rusia po paguan “kosto të lartë” në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se vendimi i…

E bën sërish Kim Jong-un, Koreja e Veriut shkrep raketë në prag të vizitës së zëvendëspresidentes amerikane në Seul

Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike në det në afërsi…

Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria

Në vazhdën e vizitave e të nderimeve pranë memorialëve dhe varrezave të…

Takimet Ukrainë-Rusi vazhdojnë në formatin online

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, bëri të ditur të shtunën se…