Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR paralajmëron për ndikimet negative të luftës për refugjatët kudo në botë.

UNHCR konstaton një keqësim të dukshëm të situatës së refugjatëve në të gjithë botën për shkak të luftës në Ukrainë. “Konflikti e ka keqësuar edhe më tej situatën e 84 milionë njerëzve në botë të larguar nga vendlindja, kjo pas ngushticave botërore në furnizimet ushqimore dhe shtrenjtimit të ndjeshëm të ushqimeve”, është shprehur Roland Bank nga dega e UNHCR-së për Gjermaninë për portalin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Miliona vetë kanë humbur burimet e të ardhurave si pasojë e pandemisë dhe krizën ekonomike të lidhur me të.

“Frika është se kriza e Ukrainës do të ashpërsojë edhe më shumë këtë vit mungesat e artikujve ushqimorë dhe shtrenjtësinë”, ka thënë Bank. Çmimet e rritura për lëndët e para po ashtu e vënë para sfidash të mëdha furnizimin me ndihma humanitare dhe punën e UNCHR, shpjegon Bank. “Tani ajo që vlen është të pengojmë mosushqimin sa duhet të fëmijëve dhe strategji të dëmshme si borxhet e thella apo punën e minorenëve, duke siguruar të paktën për refugjatët ushqimin bazë”, thekson përfaqësuesi i UNHCR./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pompeo: SHBA do të ofrojë mbështetje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare…

Agjentët federalë bien dakord të largohen nga Portlandi, me kushte

Qeveria amerikane thotë se do të tërheqë trupat federale që janë përleshur…

OBSH: 260 mijë të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Vazhdon të rritet me ritme të shpejta numri i rasteve të reja…

152 raste të reja me COVID-19 dhe dy viktima në 24 orët e fundit

152 (9%) raste të reja me virus korona kanë rezultuar nga 1630…

Jehona e ndryshimit po vjen

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e ka përshëndetur arritjen e…