Qeveria greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin e Rodos-it pasi flakët e furishme vazhdojnë të djegin prej më shumë se 1 jave destinacionin e njohur turistik.

Vendimi në fjalë është marrë pasi autoritetet kanë paralajmëruar se gjashtë nga 13 rajonet e Greqisë do të përballen me “rrezik ekstrem” për vatra të reja zjarresh.

Ministria e Mbrojtjes Civile ka thënë se disa zona të Atikës, Greqisë Qendrore, rajonit të Peloponezit, Greqisë Perëndimore, Thesalisë dhe Maqedonisë Qendrore janë më të rrezikuara.

Këtu përfshihen Viotia, Evia, Fthiotida dhe Fokida në Greqinë Qendrore, Argolida dhe Korintia në Peloponez, Akaia në Greqinë Perëndimore, Larisa dhe Magnezia në Thesali dhe Selaniku në Maqedoninë Qendrore.

Ndërkohë, zyrtarët thonë se zona të tjera në Kretë, Peloponez, Ishujt Jon, Greqinë Perëndimore, Thesalinë dhe Maqedoninë Qendrore janë gjithashtu të rrezikuara nga flakët.

Këto janë Arkadia, Laconia dhe Messinia në Peloponez, Etoloakarnania dhe Ilia në Greqinë Perëndimore, Karditsa dhe Trikala në Thesali dhe Pieria, Imathia, Pella, Kilkis, Serres Halkidiki dhe Mali Athos në Maqedoninë Qendrore.

Në 24 orët e fundit, të paktën 53 zjarre kanë shpërthyer në Greqi, por zyrtarët e forcave zjarrfikëse siguruan popullatën se flakët po trajtohen me urgjencë nga forca të shumta tokësore dhe ajrore.

Autoritetet sakaq kanë ndaluar punën në natyrë ndërmjet mesditës dhe orës 17:00. Ministri i Punës i Greqisë, Adonis Georgiadis tha se njerëzit që injorojnë urdhrin do të gjobiten.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar Helen (HNNS) tha se temperaturat mund të arrijnë deri në 46 gradë Celsius në Peloponez, por pritet të ketë normalizim më vonë pasi temperaturat parashikohet të ulen ndjeshëm deri në 8 gradë më pak gjatë të enjtes.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu pushuesit që të qëndrojnë brenda dhe të përdorin kondicionerë ose ventilatorë për freski.

Të gjitha masat janë ndërmarrë pasi dy pilotë të forcave ajrore vdiqën kur avioni i tyre u rrëzua teksa shuante flakët në ishullin e Evias.

Pamjet horror treguan avionin duke u përplasur në një kodër pranë Platanistos në majën jugore të ishullit, duke lënë pilotët Christos Moulas dhe Periklis Stefanidis të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policët e liruar do të sillen në Merdare

Janë liruar tre policët e Kosovës që ishin rrëmbyer nga njësitë speciale…

SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve synon njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara njoftuan se mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për…

Aziri: Jam kërcënuar me jetë nga policia

Seanca e radhës gjyqësore për rastin “Monstra” është caktuar për më 5…

Zelensky bën hapa të mëtejshëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai kishte “bërë hapa të mëtejshëm…

Escobar: Arritja e marrëveshjes, moment vizionar

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka përshëndetur…