“Qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale treguan se nuk dëshirojnë Gjorge Ivanov të ri, nuk dëshirojnë militant të ri që do të punojë në kundërshtim me interesat e tyre. Vota për Gordana Siljanovskën më 5 maj është votë që të kthehet regjimi i Nikolla Gruevskit. Vota për kandidaten e Hristian Mickoskit është votë për mbrojtje të dhunuesve dhe të dhunës nga 27 prilli”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se vota për Siljanovskën është votë për kthimin në të kaluarën e errët të ndasive, konflikteve, padrejtësisë dhe mosndëshkimit.

“Qytetarët nuk do ta lejojnë këtë, nuk do të lejojnë që të kthehet regjimi i Gruevskit, të kthehen padrejtësitë dhe ndasitë. Më 5 maj, qytetarët do t’i konfirmojnë ndryshimet dhe në mënyrë edhe më masive do ta mbështesin konceptin e kryesuar nga Stevo Pendarovski që qon përpara drejtë së ardhmes së BE-së dhe NATO-s. Më 5 maj qytetarët do të zgjedhin president të ri, të vërtetë, do të zgjedhin progres. Së bashku përpara”, thonë nga LSDM-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…