Kryesia e BDI-së nuk arriti ta përmbyllë mbledhjen e llogaridhënies së përfaqësuesve të ekzekutivit para organeve të partisë. Si pasojë, nuk kishte as shkarkime dhe ndryshime ashtu siç pretendonte grupi i zjarrit para takimit. Më 19 nëntor vazhdon leximi i raportit të ministrave, ndërsa vëmendje do t’i kushtohet shëndetësisë dhe arsimit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se raporti do të redaktohet nga tre zyrtarë të lartë. Redaktimi i raportit nënkupton plotësimin e tij me të dhëna shtesë dhe mungesat e detektuara në raport gjatë shqyrtimit tij në kryesinë e partisë, shkuan Alsat.

“Do redaktohet raporti. Janë caktuar tre zyrtarë të lartë të BDI-së për redaktim të raportit, sekretari i përgjithshëm, nënkryetari Mexhiti dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ahmeti tha se në mbledhje nuk është diskutuar për shkarkimin ose ndryshimin e ministrave dhe se një pikë të tillë nuk do ta sillte ai me kryeneçësi por me aklamacion.

“Pika e parë kam referuar unë mbi zhvillimet politike në vend. Pika e dytë ka qenë Rregullorja e Kryesisë, pika e tretë ka qenë zgjedhja e sekretarëve të BDI-së dhe pika e katër raporti ekzekutivit”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Kryesia e BDI-së ditë më parë rizgjodhi Artan Grubin për shef të kabinetit të Ali Ahmetit. Organet e partisë zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve në kuadër të subjektit ndërsa me vendim të Ahmetit u formua edhe “Departamenti për përkujdesje dhe trajtim të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së” me të cilin do të udhëheqë ish deputeti Rafiz Aliti./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të burgosurit kerkojnë të lirohen përkohësisht!

Të burgosurit në burgjet e Maqedonisë janë në panik nga mundësia e…

Momenti kur kulla e televizionit në Kyiv goditet nga raketa

Forcat ruse kanë sulmuar kullën e televizionit ukrainas në Kyiv, shkruan Sky…

E konfirmuar, BDI parti bandash

Në njërën nga “bombat” e publikuara nga El Cheka, kreu i BDI-së…

(VIDEO) Lëvizja Besa – Tetovë me kritika të shumta ndaj kryetares Teuta Arifi

Lëvizja BESA, sot në Tetovë, nëpërmjet një konference pë gazetarët , shprehu…

BE-ja i shpall të pavlefshme aneksimet e Putinit

Bashkimi Evropian ka thirrur të dërguarin e Rusisë në bllok për të…