Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka njoftuar se do të kandidojë për të qenë udhëheqëse e konservatorëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo e bën atë kandidatin e 10-të që është deklaruar zyrtarisht, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Ajo ka thënë për Daily Telegraph se do të “fillojë të ulë taksat që nga dita e parë” nëse do të bëhej kryeministre.

Zonja Truss, 46 vjeçe, është vlerësuar prej kohësh si një pasardhëse e mundshme e Boris Johnson dhe është treguar të jetë e njohur në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore në sondazhe.

Zonja Truss ka qenë deputete që nga viti 2010 dhe filloi të ngjitet në shkallët ministrore menjëherë pasi hyri në parlament.

Ajo është anëtarja me shërbimin më të gjatë të kabinetit, pasi ka mbajtur poste nën David Cameron, Theresa May dhe Boris Johnson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv – Policia gjen armatim në Zveçan

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në lagjen “Gvozden” në Zveçan këtë…

Aleanca: Përse të korruptuarit e BDI-së janë të mbrojtur si Arushat e bardha!

“I nderuari zëvendëskryeministër për Euro-integrime, me gjithë entuziazmin tuaj mediatik për të…

Sërish kërcënime me bomba në disa shkolla në Shkup

Kërcënimet me bombë duket se nuk kanë fund. Sot (e hënë) herët…

Poroshenko: Putin nuk mund të vrasë shpirtin tonë

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se i…

I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë sonte

Altin Rexha dhe Edmons Gosa, janë dy shtetasit që i morën jetën…