Sipas mediave ruse, “Komisioni për Radio dhe Televizion” i Lituanisë, i cili është në vartësi të Parlamentit lituanez, ka marr vendim për ndalimin e transmetimit të kanaleve televizive të “Russia Today”, në territorin e Lituanisë.

Grupit “Russia Today”, në Lituani, i është ndaluar transmetimi i pesë kanaleve televizive, “RT”, “RT HD”, “RT Spanja”, “RT Documentary” dhe “RT Documentary HD”, transmeton KosovaPress.

Rregullatori lituanez e arsyetoi ndalimin e transmetimit të kanaleve të “RT”, me faktin se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Dimitry Kisyov.

Edhe pse kanalet e “RT” menaxhohen nga Margarita Simonyan, mbrapa “RT” qëndron Dimitry Kisyov.

Para Lituanisë, ndalimin e transmetimit të “RT” e kishte bërë Letonia, ndërsa në proces të ndalimit është edhe Estonia, çka do të çojë në ndalimin e transmetimit të “RT” në të gjitha shtetet baltike.

Siç shihet shtetet baltike e kanë parë rrezikun që ju vije nga mediat shtetërore ruse që janë pjesë e propagandës shtetërore ruse, andaj edhe kanë vendosur të ndalojnë transmetimin në territorin e tyre.

Propaganda ruse përmes “RT” dhe “Sputnik” është evidente edhe në rajonin tonë.

Rritje të agresivitetit të propagandës ruse përmes “RT” dhe “Sputnik”, në shtetet e Ballkanit ka pasur posaçërisht gjatë fushatave zgjedhore, tentimeve për grushtet në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi, si dhe rasti i fundit para dy ditëve, protestat anti-Vuçiq në Beograd. /kp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…