Rreth 80 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në 11 vende, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se ka të ngjarë të raportohen më shumë raste.

OBSH-ja thotë se 50 raste të tjera të dyshuara janë duke u hetuar, pa përmendur asnjë shtet, shkruan BBC.

Më herët, infeksionet u konfirmuan në Itali, Suedi, Spanjë, Portugali, SHBA, Kanada dhe MB – ku u raportua rasti i parë evropian.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë shumë i ulët.

Nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunit, por një vaksinë kundër lisë ofron 85% mbrojtje pasi të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Hungaria për herë të dytë refuzon kërkesën për të ekstraduar Gruevskin

Hungaria nuk do të ekstradojë ish kryeministrin Nikolla Gruevski as për ngjarjet…

Jashari, Osmanit: Falemnderit presidente për nderin dhe respektin ndaj UÇK-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar Presidenten Vjosa…

Si mund të marrë fund lufta në Ukrainë?

A ka shanse për armëpushim? Fokusi i Putinit aktualisht është përqendruar tek…

Lëvizja surprizë nga presidenti Joe Biden, reagon menjëherë Turqia: Gabim i rëndë, refuzojmë deklaratën!

Turqia ka reaguar për deklaratën e presidentit të SHBA, Joe Biden i…

Dritan Abazoviq përjashton nga qeveria ministren serbe

Mediat dhe shoqëria civile e kanë sulmuar shqiptarin Dritan Abazoviç si njeriun…