Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, mohoi se ka ofruar ndonjëherë dorëheqjen, pas zbulimit të një audio ku ajo thoshte se do e bënte nëse do të kishte mundësi.

Të hënën u publikua një regjistrim, ku Lam dëgjohej duke thënë: “Nëse do kisha mundësinë e një zgjedhje, gjëra e parë që do bëja është të jepja dorëheqje.”

Por të martën ajo u shpreh se kurrë nuk e ka ofruar dorëheqjen por nuk mohoi vërtetësinë e regjistrimit.

Prej disa javësh Hong Kong është ‘pushtuar’ nga protestat. Demonstratat nisën pas ndryshimeve në një ligj, që do lejonin ekstradimet në Kinë.

Lam, e cila prezantoi projektligjin, ishte në fokus të protestuesve të zemëruar.

Audio, publikuar nga Reuters të hënën, u regjistrua në një takim privat të drejtuesve të biznesit, ku Lam mori pjesë në javën e kaluar.

Në audio dëgjohet duke fajësuar veten për krizën politike në vend, duke u shprehur se ishte e pafalshme që shkaktoi një shkatërrim kaq të madh.

“Nëse do kisha mundësinë e një zgjedhje, gjëra e parë që do bëja është të jepja dorëheqje, të kërkoja ndjesë të thellë e të largohesha,”-tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ish-shefi i fushatës së Trumpit dënohet me 47 muaj burgim

Ish-menaxheri i fushatës së Donald Trumpit, Paul Manafort, është dënuar me 47…

Gjithsej 10 policë të infektuar me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit orën policore në territorin e Maqedonisë së…

BE flet për sulmin nga serbët në veri, ka një thirrje për institucionet

Incidenti i ndodhur të dielën ndaj një grupi të bjeshkatarëve që ishin…

“Nuk pyet për perëndimin”, Rusia bllokon fluturimet në Krime e Detin e Zi

Rusia ka ndaluar përkohësisht fluturimet në disa pjesë të Krimesë dhe Detit…

Zjarri përfshin Karadakun e Shkupit

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Karadakut të Shkupit…