Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të jetë në fokus të takimit të liderëve e caktuar për sot pasdite në orën 17 në rezidencën presidenciale “Vila Vodno”, e iniciuar nga presidenti Stevo Pendarovski, pasi shteti nuk mori datë për fillimin e e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti ka marrë përgjigje pozitive prej të gjithë të ftuarve – liderëve të partive më të mëdha politike nga pushteti dhe opozita. Pothuajse të gjithë në prag të takimit kërkuan zgjedhje të parakohshme, pushteti orientim nga populli për rrugën e ardhshme të vendit dhe mandat të ri që t’i vazhdojë reformat, ndërsa opozita dënim për Qeverinë për mossuksesin e fillimit të negociatave me BE-në dhe besim për, siç thonë, fillim të ri të shtetit.

Kryeministri Zoran Zaev dje vlerësoi se me vendimin negativ të BE-së është bërë gabim historik dhe paralajmëroi se në takimin e liderëve do të kërkojë organizim të zgjedhjeve të shpejta të parakohshme parlamentare, në të cilat, siç tha qytetarët do të tregojnë në cilën rrugë do të shkojmë më tutje.

“Populli na e dha mandatin dhe nderin ta udhëheqim dhe ai tani do të vendos nëse do të vazhdojmë në rrugën e njëjtë. Nëse është kështu, unë kërkoj sërish mandat të pastër dhe të hapur që t’i vazhdojmë reformat. Nuk jemi të përkryer, kemi pasur gabime, por nuk ka rrugë tjetër. Gjithçka tjetër është qor sokak, gjithçka tjetër është rrugë jo e drejtë dhe gjë që jemi sjellë në rreth 27 vjet. Vendimin e solla dje pasi u konsultova me shumë njerëz, me partnerët e koalicionit, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit në të cilin publikoi se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Tërheqja nga funksioni kryeministrit me dorëheqje, siç tha, do të jetë në pajtim me ligjin dhe sipas asaj çfarë marrëveshje do të arrihet për krijimin e të ashtuquajturës Qeveri e Përzhinos.

Kur më saktë do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme do të bisedohet në takimin e sotëm te presidenti i shtetit. Për vendimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është konsultuar edhe me partnerin e koalicionit, liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Kundërshtari i tij politik Mickoski pret në takimin e liderëve të partive politike te presidenti i shtetit të arrihet marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Thotë se nuk do të pranojë zgjedhje të parakohshme pa qeveri teknike, gjegjësisht asgjë që është jashtë dispozitave ligjore.

“Ligji është i qartë, dihet se çfarë do të thotë zgjedhje parlamentare, çfarë nënkuptojnë ligjet në zgjedhjet parlamentare, etj. Thjesht duhet t’i respektojmë dhe menjëherë të shpallim zgjedhje dhe të formojmë qeveri teknike, kryeministër teknik dhe të shkojmë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski pas një ngjarje partiake në Gostivar.

Qëndrimet e tyre LSDM-ja në pushtet i komentoi me pyetje – Vallë Hrisitian Mickoski dëshiron të ikë nga propozimi për ballafaqim të shpejtë në zgjedhje të parakohshme parlamentare? Me muaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare urgjente, ndërsa sot kur ka propozim konkret, ai shpik justifikime. Duket që Mickoski e din që nuk ka mbështetje prej qytetarëve dhe se e pret humbje e re, vlerëson LSDM-ja në reagim.

Pas mosmarrjes së datës për negociata me BE zgjedhjet, siç deklaroi edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti janë zgjidhje më e mirë.

“Unë mendoj se zgjidhja më e mirë për vendin tonë është të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Do të doja të shmangja kërkimin e fajit sepse është e papranueshme të pranohet faji i padrejtë. Faji nuk është te vendet aspirante dhe zgjidhja më e mirë është të bëhet ofertë e re për qytetarët”, tha Ahmeti, duke shtuar se pas vendimit negativ të Brukselit nuk duhet të dëshpërohemi, por të organizohemi dhe të jemi më të suksesshëm në reformat e filluara.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se lajmi për zgjedhje të parakohshme parlamentare është i mirë. Zëdhënësi i partisë Flakron Bexheti në konferencë për media tha se takimi i liderëve do të jetë rast për dakordimin e partive si të zhvillohet procesi zgjedhor.

“Pas lajmit për refuzim të datës për hapjen e negociatave me BE , lajmi të
cilin e paralajmëroi kryeministri Zaev që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme ,
është një lajm i mirë një lajm shprese, si rezultat i dhënies së përgjegjësisë edhe për një vit të
humbur integrues. Ne jemi te bindur se se me këtë rast qytetarët e Republikës së Maqedonisë
por në veçanti votuesit shqiptar do të kenë mundësi për të dhënë një legjitimitet të ri politik, sepse është vlerësuar se forcat politike udhëheqëse politike që janë pjesë e Qeverisë kredibilitetin dhe kapacitetin e duhur politik për ta çuar vendin drejt aspiratave tona dhe të qytetarëve për përcaktimin e vetëm të vendit tonë siç është BE-ja”, theksoi Bexheti.

Paraprakisht, kryetari i Besës Bilal Kasami e vlerësoi si mossukses të pushtetit mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, kërkoi dorëheqje nga Qeveria dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij para opinionit pas vendimit negativ të Këshillit Evropian tha se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit strategjik të vendit, pavarësisht nga dallimet legjitime politike për shumë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…