Johnson: Të sigurohemi që shkatërrime të tilla të mos përseriten më

Udhëheqësit e G7-s angazhohen për të përdorur të gjitha burimet e tyre për të garantuar që shkatërrimi i shkaktuar nga pandemia e Covid-19 të mos përsëritet kurrë. Në ditën e dytë të samitit të tyre në Cornwall, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që përcakton një sërë masash për arritjen e këtij qëllimi.

Synohet gjithashtu ulja e kohës së nevojshme për zhvillimin e vaksinave nën 100 ditë. Të premten, kryeministri britanik Boris Johnson e hapi samitin me një lutje për të luftuar pabarazinë globale. Johnson, i cili është edhe mikpritës i takimit në vendpushimin bregdetar Cornish, tha se ishte jetike të mësohej nga “gabimet” e krizës financiare të vitit 2008 dhe të trajtojmë “shenjat” që ka lënë pabarazia.

Mendoj se pabarazitë mund të thellohen dhe ne duhet të sigurohemi që ndërsa rimëkëmbemi, të ngremë në një nivel të gjitha shoqëritë tona dhe të rindërtojmë më mirë. Ne kemi një mundësi të madhe për ta bërë këtë sepse si G7, jemi të bashkuar në vizionin tonë për një botë më të pastër dhe më të gjelbër; një zgjidhje edhe për problemet e ndryshimit të klimës,” tha kryeministri Johnson.

Pas bisedimeve të premten, udhëheqësit ju bashkuan Mbretëreshës Elisabeta e Dytë për darkë në kopshtin Eden aty pranë. Ndërsa pozuan për një foto në grup, monarkja u dëgjua të bënte shaka:

“A duhet të dukeni sikur po kënaqeni?” Udhëheqësit përreth Mbretëreshës qeshën dhe kryeministri Johnson u përgjigj prerë: “Po”. Më pas Mbretëresha u pa duke prerë tortën për mysafirët e haj me një shpatë sipas traditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Digjitalizimi i gjykatave në Maqedoninë e Veriut, për rritje efikasiteti apo mbulim dështimesh?

Maqedonia e Veriut synon që deri në fund të vitit të nisë…

“Green covid pass”, rreziqet e pasaportave të imunitetit

Në gjendjen aktuale ku ndodhen shumica e fushatave të vaksinimit në Evropë,…

E ndjekin si në filma me BMW më pas e rrahin 24 vjeçarin nga Tenova e Tetovës

Njëzetë e katër vjeçari R.U. nga fshati Tenovë e Tetovës, dje (25-Gusht)…

Osmani nga Turqia: Pavarësia realitet i pakthyeshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Turqi për samitin vjetor…

Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3…