Midis nesh

Asnjëherë emri i autorët apriori nuk e garanton suksesin e veprës. Kjo mbase është shumë normale, por ndër ne, në të shumtën e rasteve, ndodh e kundërta, në plan të parë del emri e pastaj vepra.
Në historinë e njerëzimit, përkatësisht në historitë e letërsisë së popujve, ka pasur dhe do të ketë edhe aso raste që, për shkak të rrethanave të ndryshme, veprat e mira do të zbulohet vite e vite më vonë, përkatësisht shumë vite pas vdekjes së autorit.
Gjithsesi ka edhe shumë vepra të mrekullueshme (të botuara rastësisht) që thjeshtë, për shkak të vetmisë së autorëve (të tërhequr, të mos pasjes miq midis atyre që merren me kritikë, që kanë pëlqyer distancën, pra jo imponimin) kanë kaluar në heshtje dhe i ka mbuluar çarçafi i harresës. Por, fatkeqësisht, ndër ne ndodh e kundërta, ka shumë vepra që thjeshtë janë të palexueshme, por që qëndrojnë “në maje” në saje të imponimit të autorëve, kritikës (që shkruhet edhe me pagesë), sforcimi nga rrethi letrar të cilit i takon, por edhe për shkak të shumë arsyeve tjera, përfshi edhe ato që janë me karakter bizar. Sot kemi një numër të madh të “krijues(e)ve”, të cilët konsiderohen “të famshëm”. E mira e këtyre të “famshmëve” është se kjo vetëkënaqësi nuk u zgjat shumë.
Po e shtrojmë një çështje hipotetike, thjeshtë për të mos pasur ndasi të këtilla që janë më shumë se artificiale: po sikur të botoheshin libra pa emra autorësh dhe librat e mira t’i veçonim vetëm duke i lexuar dhe duke krijuar opinione të pavarura. Pra, do të kishim imponime të ndryshme dhe nuk do të na bënte trysni emri! Ndoshta do të kishim një ambient interesant letrar, kurse në qendër të vëmendjes do të ishte libri dhe jo autori.
Sot, hipokrizia jonë ka shkuar aq larg, sa që edhe librat që i blejmë për shkak të emrit të autorit, nuk i lexojmë fare, bile as ato që i marrim me autografe. Prandaj, është mirë që ndonjëherë t’i marrim në dorë edhe librat e autorëve që njihen pak ose aspak. Ndoshta ndonjë nga ato libra do të na befasojë këndshëm dhe do të bindemi se jo gjithmonë emri është ai që e garanton suksesin e veprës, por përmbajtja…
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHUMË PAK VEPRA TË DALA NGA SHPIRTI

PËR HEJZA-n flet Osman Demiri, fotograf Osman Demiri (1965) shkollën fillore dhe…

Ku mbeti kujtimi për librarinë nobel!?

Letër nga Shkupi Kur bëhet fjalë për kulturën shoqëria shqiptare në Maqedoninë…

Artistët në pushtet

Midis nesh Historia e dy-tre shekujve të fundit tregon se roli i…

Politika dhe artistët

Midis nesh Pothuajse nuk ka shtet në botë ku politika nuk përzihet…