Propozimi për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, është hequr nga agjenda e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për ditën e sotme.

“Tema u hoq nga rendi i ditës së COREPER (Ambasadorëve) sot”, thuhet nga Presidenca Çeke.

Klan Kosova nga burime ka mësuar se kjo vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit për targat.

Ndonëse, zyrtarisht është thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit Evropian, si dhe është bërë thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës.

“Bëjmë thirrje për ulje të tensioneve të menjëhershme të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, thanë nga Presidenca e Çekisë.

Në një postim në Twitter të Presidencës Çeke të BE-së shihet se pjesë e agjendës nuk është liberalizimi i vizave për kosovarët.

Ndërkohë, dje ekskluzivisht për Klankosova.tv nga ky institucion evropian kanë deklaruar se janë afër një kompromisi për liberalizimin e vizave.

“Jemi shumë afër një kompromisi në Këshillin e Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën punojmë është aktualisht 01.01.2024”, thuhet në deklaratë.

Dje në Bruksel është mbajtur edhe një takim i Grupit Punues për Vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian. Kjo është hera e tretë që Grupi Punues për Viza brenda një muaji diskutoi për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës për në Zonën Schengen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia e Kosovës e gatshme të jetë anëtare e INTERPOL-it

Policia e Kosovës është e gatshme të jetë anëtarë e INTERPOL-it dhe…

Gjashtë të vdekur dhe 29 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur gjashtë…

Ukraina nis trajnimin e civilëve në rast konflikti me Rusinë

Ukraina ka përgatitur lëvizje të reja për shkak të tensioneve në rritje…

Burri nga Kosova mbyt me thikë gruan në Gjermani

Një 44-vjeçar nga Kosova po dyshohet se e ka vrarë gruan e…

NATO e pranon: Sulm i mundshëm ndaj një vendi anëtar, Ballkani në fokus

14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s të…