Ka përfunduar takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, ku është diskutuar për liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.

Kryetari i Komisionit, Haki Abazi në një konferencë për media, tha se ambasadori gjerman ka kërkuar që dialogu me Serbinë të jetë sa më konstruktiv që është e mundur. Ndërkohë shtoi se Gjermania është e interesuar që çështja e liberalizimit të vizave të përfundojë sa më shpëntë që është e mundur.

Lidhur me këtë, Abazi tha se ambasadori gjerman i ka rekomanduar Kosovës që të angazhohet më shumë te vendet që janë skeptike.

“Liberalizimi i vizave është një ndër temat për të cilat diskutuam bashkë. Interesimi i Gjermanisë është që kjo të përfundojë sa më shpejt që është e mundur, shumica e vendeve janë pro. Mirëpo ishte edhe rekomandimi i ambasadorit që të angazhohemi më shumë te vendet që janë skeptike. Temë tjetër të cilën e mbuluam së bashku janë investimet tjera nga kompanitë gjermane. Mjedisi investiv duhet të vazhdojë të përmirësohet, sidomos në luftën kundër korrupsionit. U veçua në mënyrë eksplicite numri i lartë i gjerman folësve”, tha ai.

Ai tha se dialogu duhet të kthehet në çështje të ndërsjella mes Kosovës dhe Serbisë, e jo për çështje të brendshme të Kosovës, siç e ka keqpërdorur Serbia.

“Çështja e dialogut me Serbinë ishte temë e diskutimit. Ambasadori kërkoi që ky dialog të bëhet në mënyrën më konstruktive të mundshme. Insistimi jonë ishte që ky dialog të mos përdoret për ta mbajtur peng integrimin e Kosovës, siç e ka mbajtur në të kaluarën. Interesimi jonë është që dialogu të mos ndikojë në aspektet tjera, pasi që Serbia e ka përdorur dialogun për ta prolonguar procesin e integrimit të Kosovës”, u shpreh ai.

Abazi komentoi edhe vizitën e Grenellit në Kosovë:

“Z.Grenell është i mirëseardhur në Kosovë dhe në rajon, por nga aspekti institucional ai ka përgjegjësi tjera. Ka vetëm një marrëdhënie institucionale, ajo mes administratës Biden dhe Qeverisë së Kosovës”, tha ai. /kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shilegov paguan 1.7 milionë euro për mjetin e zjarrfikësve për Shkupin, derisa Zagrebi për të njejtin ka paguar dyfish më pak

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka paguar 1.7 milionë euro…

Dy persona nga Gostivari kapen me kokainë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate në rajonin…

Borell të hënën viziton Shkupin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, zëvendëspresidenti…

MPB me apel: Nëse i njihni këta persona, denonconi në 192! (FOTO)

MPB apelon qytetarët që nëse dikush njeh ndonjë nga autorët, si për…

Biden: Do të përgjigjemi shpejt nëse rusët aneksojnë territoret ukrainase

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët dhe partnerët perëndimor për…