Zërat për ndërprerje të gjoja çdo bashkëpunim me partinë e Ziadin Seles, nga ana e Lëvizjes Besa në qytetin e Dibrës, jo që nuk janë aspak të vërteta, por janë tepër të ulta dhe tendencioze, të porositura nga ata që i kapluar frika e debaklit që pritet të pësojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër, thonë nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. Nuk ka kurfarë çarjesh mes kêtyre dy subjekteve, por përkundrazi ka një bashkëpunim të ngushtë, si për zgjedhjet e parakohsme lokale në Dibër, poashtu edhe në ato presidenciale. Nga Lëvizja Besa thonë se ata qëndrojnë fuqishëm pas kandidatit të Aleancës për Dibrën, dr Arben Agollit si dhe kandidatit të pavarur shqiptarë për president, Profesor Blerim Rekës.
Tags
Share article
The post has been shared by 0
people.