Të paktën 36 persona janë plagosur, 11 prej janë në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawaui Airlines nga Phoenix në Honolulu të Hawait u godit nga turbulenca të forta.

Incidenti ndodhi pak para se të ulej avioni të dielën me 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.

20 persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.

Në momentin e turbulencës në atë zonë u raportua për stuhi. Fluturimi HA35 u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Daniel K. Inouye në 10:50 me orë lokale të dielën.

Në një deklaratë, kompania Hawaiian Airlines tha: “Kujdes mjekësor iu ofrua disa pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes të mëtejshëm.”

Nga 20 personat e dërguar në spital, 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Mes tyre është një foshnje 14-muajshe dhe një adoleshente.

Linja ajrore tha se po kryente një “hetim të plotë” të avionit, përpara se të kthehej në shërbim, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani: Negociatat janë interes i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve anëtare të BE-së

Brifing i hapur i Osmanit me mediat OSMANI:  NEGOCIATAT JANË INTERES I…

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Karriget i kemi por jam i bindur që më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë, solemne të…

Nëse Rusia ‘hedh’ një armë bërthamore, SHBA-ja ka këto tri opsione

Në një që vështirë se do të ndodhë, por jo të pamundur…

DASH: Maqedonia dhe Bullgaria të vazhdojnë negociatat, BE të vendos për zgjerimin

Shtetet e Bashkuara besojnë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet ta…

Serwer: Asociacioni të themelohet vetëm nëse përmbyllet marrëveshja me Serbinë

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Kosova ka dorëzuar aplikimin për…