Shtatëzëna 27-vjeçare nga Kumanova që ka rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë natës së sotme ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup. Foshnja po mbahet në Klinikë pasi që ka lindur para kohe ndërsa nëna e saj është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Si nëna ashtu edhe fëmija tani janë në gjendje stabile, pohojnë burime të 360 shkallë në Alsat.

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë gjatë natës së sotme është pranuar edhe një grua tjetër shtatzënë nga Ohri, e cila fatkeqësisht gjatë pranimit vetëm se kishte humbur fëmijën. Mendohet se shkaqet për vdekjen e foshnjës ishin komplikimet e gjendjes shëndetësore të nënës, e cila kishte temperaturë të lartë trupore, për të cilën është marrë material për testim ndaj koronavirusit.

Sipas burimeve të njëjta, gruaja nga Kumanova ka lindur në një dhomë të veçantë të izoluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë ku janë respektuar protokollet për mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve nga koronavirusi./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…