Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, do të udhëtojë në Indonezi për të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacisë të G20-tës, që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një konferencë për media në Moskë tha se Lavrov do të zhvillojë disa bisedime dypalëshe në margjinat e takimit, që është takim përgatitor për samitin e G20-tës në nivel presidencial.

Konkretisht, shtoi Zakharova, Lavrov do të takohet me homologët e tij kinez, afrikano-jugor, brazilian dhe meksikan, si dhe me lidershipin e organizatave ndërkombëtare të ftuara.

Ajo po ashtu njoftoi se më 22 dhe 23 qershor Lavrov do të realizojë një vizitë në kryeqytetin Teheran të Iranit, ku fokusi do të jetë në rivendosjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Siç tha Zakharova, në rendin e ditës po ashtu do të jetë edhe situata në Ukrainë, Siri, Afganistan, Kaukazin Jugor, Jemen dhe rreth Detit Kaspik.

Duke folur për polemikën rreth eksportit të drithit nga Ukraina, Zakharova tha se Rusia nuk e pengon në asnjë mënyrë dërgesën e ushqimit. Ajo tha se deklaratat perëndimore për këtë janë gënjeshtra.

Zakharova tha se vagonët e zbrazur nga armët perëndimore në Ukrainë mund të mbushen me grurë. Ajo pretendoi se portet e Detit të Zi janë minuar nga ushtria ukrainase.

Duke folur për ndalimin e Lituanisë për tranzitin e një numri të madh mallrash ruse në rajonin e saj Kaliningrad, Zakharova tha se Moska njoftoi Bashkimin Evropian (BE) dhe Vilniusin për domosdoshmërinë e revokimit të vendimit, përndryshe përgjigja e Rusisë “nuk do të jetë diplomatike, por praktike”./anadoluagency/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Goshev: Në Maqedoninë e Veriut mund të blihet drejtësia

Ish-guvernatori i Bankës Popullore dhe politikani Petar Goshev beson se nuk do…

Presidentja e KE-së pritet në takim nga kryeministri Kurti

Pas këtij takimi, dy udhëheqësit do vizitojnë një kopsht në Prishtinë, ku…

Gazeta gjermane zbulon presionin që Pompeo ia bëri Vuçiqit: Pranoje Kosovën

Gazeta gjermane ‘Zuerst.de’, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë…

Ukraina shemb monumentin që simbolizon miqësinë me Rusinë

Një monument i kohës sovjetike që simbolizon miqësinë midis Rusisë dhe Ukrainës…

Liderët e G7: Të hetohet origjina e virusit

Udhëheqësit e samitit: Të bëhet transparencë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë Udhëheqësit…