Laura Fazliu ka arritur të rrëmbejë medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Fazliu kishte një paraqitje mbresëlënëse, por që u mposht nga britanikja Gemma Hoëell që kishte më shumë përvojë.
Kjo është medalja e parë për Fazliun.
Ndryshe, në këtë garë kanë marrë pjesë edhe tre xhudist tjerë nga Kosova: Akil Gjakova, Flaka Loxha, që pa fat mbetën pa medalje dhe Distria Krasniqi e cila rrëmbeu të bronztën dje.