Ka përfunduar takimi në mes pesë emisarëve ndërkombëtarë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pas takimit, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se temë diskutimi ka qenë propozimi i planit evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, ai shtoi se ka pritur më shumë mirëkuptim në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi.

“Qëllimi i takimit ishte të diskutojmë propozimin për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator e më pas në dhjetor. Kemi më shumë se dy orë në takim që do të thotë se takimi nuk ishte i lehtë, ishte i gjatë, por shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd. Nuk mund të them shumë”, ka deklaruar Lajçak.

“Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron ky propozim. Shpresoj të arrijmë aty dhe të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që lirohen…

Aggeler: Ndryshmet kushtetuese të domosdoshme!

Ambasadorja e SHBA-ve Angela Aggeler sot ka deklaruar se klasa politike në…

Janjiq: Veprimet e Vuçiqit shkelin Marrëveshjen e Brukselit

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 24 mars, se “Marrëveshja…

Sela uron Kurtin për fitoren në zgjedhje

Ziadin Sela, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët uroi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje…

Tkurrja e popullsisë si problem emergjent i BE

Një nga problemet më të mëdha që po përballen vendet e Bashkimit…