Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak nga nesër deri më 29 qershor do të qëndroj për vizitë në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare.

“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor. Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

“Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftim.

Së fundmi vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjykata Supreme ka miratuar vendim për “Lagjen e Trimave”

Gjykatësit e Gjykatës Supreme kanë miratuar vendim në lidhje me ankesat e…

Shtabi i krizës mbështet propozimin e MSH-së: Ora policore të filloj nga ora 23:00

Shtabi i krizës në mbledhjen e sotme ka mbështetur propozimet e Ministrisë…

Indi, shënohen 3.380 vdekje të reja nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej…

VV: Këto janë pikat skandaloze të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të arritur…

Grushta në Klinikën e Tetovës – Sulmohet fizikisht drejtori ekonomik, Artan Etemi i Lëvizjes Besa

Para pak çastesh në Spitalin Klinik të Tetovës ka ndodhur një incident…