Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se këtë të premtë do të mbahen dy seanca.

Kusari-Lila para mediave deklaroi se njëra nga seancat ka të bëjë me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë mbetur pa u votuar në seanca të tjera.

“Të premten do të kemi dy seanca ku seanca e parë do të fillojë në ora 11:00 që është në lidhje me miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat kanë dyshuar dy herë radhazi ne seancat e mëhershme”.

“Menjëherë pas përmbylljes do të fillojmë me një seancë të re të Kuvendit të Kosovës e cila përveç pikave të zakonshme gjithashtu do të ketë në agjendë edhe shqyrtimin e dy projektligjeve të reja të cilat vijnë në Kuvend – ajo për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe shqyrtimin e projektligjit për mbeturina nga industritë e mineraleve”.

“Kryesia e Kuvendit ka marr materialin nga qeveria për miratim të anëtarëve për bordin e AKP-së dhe pas miratimit funksional që mbahet nesër do të jetë pikë e rendit të ditës me 6 gusht”.

Deputetja mes tjerash tha se si pozitë synojnë që të kenë edhe një takim koordinues me opozitën.

“Do të synojmë si pozitë që të kemi një takim koordinues me partitë opozitare në mënyrë që ajo çfarë është e rëndësishme dhe pritet nga ne të miratojmë marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen në seancën e gjashtë gushtit”, tha Kusari-Lila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…