Kuvendi i Kosovës sot do ta mbajë seancën plenare të radhës.
Kjo seancë pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.
Seanca fillon me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
Rendi i ditës
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët publik,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në sektorin publik,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
- Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
- Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
- Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
- Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.