Sot në Dibër është konfiskuar sasi rekorde e drunjve të prerë në mënyrë ilegale. Sipas banorëve të këtij qyteti, bëhet fjalë për rreth 240 metro kub të ngarkuara në rreth 10 kamionë. Ata flasin me frikë për rastin, sepse thonë se pas këtij biznesi qëndrojnë njerëz të afërt me pushtetin, që e kanë kaluar “vetingun” dhe kanë dalë të pastër.

Sipas tyre pas biznesit qëndron “kushëriri i parë i rahmetliut” dhe që mban post te ndërmarrja e pyjeve. Edhe pse insistuam, qytetarët nuk tregojnë emrin e “kontrabandistit” duke theksuar se atë e njohin të gjithë qytetarët e Dibrës dhe më gjerë. Ata nuk tregojnë as emrin e partisë së funksionarit në fjalë.

“Javën e kaluar ia kapën kamionët me drunj duke bë kontrabandë për në Strugë, mirëpo i nxori menjëherë nga policia sepse ka lidhje të forta. Me siguri edhe këto që ia kapën sot do i nxjerrë. Kamionë nuk janë në emrin e tij, por të personave tjerë. Bëjnë dallavera të lloj llojshme ”, thonë qytetarët për disa portale lokale.

Marrim vesh se këtyre ditëve në Dibër pritet të qëndrojë një ekip i emisionit “Fiks Fare” për të dokumentuar me incizim këtë biznes ilegal që po shkatërron pyjet.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani: Dialogu të bëhet vetëm për njohje dhe anëtarësim në BE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ritheksuar se dialogu me Serbinë, duhet…

Rreth dy milionë ukrainas kanë shkuar në Poloni

Rreth dy milionë kanë ikur nga Ukraina për në Poloni që nga…

Nancy Pelosi nis turneun në Azi

Vizita vjen mes tensioneve në lidhje me Tajvanin për të cilën administrata…

Scholz për dialogun: Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e BE-së

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe…

Fjala e Kancelarit Federal Olaf Scholz drejtuar Maqedonisë së Veriut: “Ne e duam Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së!”

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, i është drejtuar Maqedonisë…