Për studentët e Universitetit të Tetovës, sikundër për mbarë popullatën apo për çdo profil kombëtar, shumë herë më tepër duhet të jetë shqetësuese, trishtuese dhe e papranueshme të helmohen “fetarisht” nga hipokritët, tradhëtarët e spiunët e UDB-së, se sa të “qortohen”, “të bëhen për spital” e “të bullizohen” nga një profesioniste me vulën e vlerës kombëtare

Shkruan: Shaban Aziri

Këto ditë mediat ranë në provim! Nuk patën respekt ndaj personalitetit, ndaj vlerave dhe profesionit të një artiste të kombit, profesoreshë Besiana Mehmeti. U ngritën një grup studentësh dhe, me arsyet e tyre kërkuan largimin e saj nga UT-ja, duke e akuzuar publikisht: e pasjellshme, arrogante, bullizuese dhe pa kritere në notim! Kësaj kërkese mediat iu bashkangjitën duke insistuar që me çdo kush të devalvohet, të kompromitohet dhe të njolloset një aset kombëtar nga sfera e artit muzikor. Më në fund, të frikësuar nga tallasi i protestave studentore, edhe struktura e lartë universitare u pajtua t’ua plotësojë kërkesën studentëve dhe të marrin masa ndaj profesoreshës së nderuar! Me këtë u dëshmua se këta struktura nuk e paskan njohur karakterin e kësaj zonje, nuk e paskan njohur shpirtin, edukatën, kulturën dhe personalitetin e Besiana Mehmetit. U desht që ta zbulujnë një grup studentësh që menjëhere të aktivizohen masat ndëshkuese kundër kësaj profesoreshës!
Mediave të vendit tash e një kohë më të gjatë ju serviren fakte e dokumenta kundër personave me profil “teologjik” të cilët janë me shkollim të blerë, janë magjistra e doktorë pa përgatitje adekuate, me punime disertacioni të blerë, të falcifikuar, të kompiluar e me diploma fallco. Po qarkullojnë emrat e teologëve të diskutueshëm të cilët kanë fallcifikuar diploma si nëpër fakultete arabe po ashtu edhe nëpër ato të vendit e në rajon. Si është e mundur që këto skandale që po e dëmtojnë së tepërmi, si imazhin kombëtar po ashtu edhe atë teologjik-fetar, deri më sot nuk ngritën shqetësim asnjë redaksi si dhe asnjë strukturë e BFI-së dhe asnjë institucion shtetëror? Pse kur është në pyetje një vlerë kombëtare, si rasti i Besiana Mehmetit, miza bëhet buall, kurse kur janë në pyetje devalvimet e tmerrshme në rrafshin fetar, si “teologët” e fallcifikuar, rastet heshten, madje edhe ju jepet hapësirë që të dëshmohen si “vlera të paarritshme”!
Në të ashtëquajturin rijaset të Shaqir Fetait ka plotë të bullizuar, të shantazhuar e të kërcënuar me largim nga puna nëse përshëndeten apo ia bëjnë një “llajk” ish-reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, apo ish-sekretarit historik të BFI-së Afrim ef. Tahirit. Nga rijaseti i Shaqir Fetait nën vëzhgim si nën syrin e big bradhërit janë edhe nëpunësit e tjerë si dhe profesorët e institucioneve arsimore të cilët do të përballeshin me sanksionim largim nga puna nëse vetëm ua përmendin emrat personaliteteve fetare e kombëtare të përmendur më sipër. Nën këtë trysni janë edhe studentët dhe nxënësit e BFI-së.
Pse a nuk munden që të ngriten në protestë edhe këta kundër syrit çatall të big bradherit të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait? Natyrisht që munden por, rezultati paraprakisht dihet: organet shtetërore nuk do të pranonin ndëshkrime ndaj kësaj strukture të turpshme e të mëkatshme që thirren dhe veprojnë në emër të feste. Pushtetit aktual i konvenon një llum i këtille “fetar”, ndërsa do t’i pengonte çdo vlerë e mirëfilltë kulturore kombëtare.
Për studentët e Universitetit të Tetovës, sikundër për çdo profil kombëtar, shumë here më tepër duhet të jetë shqetësuese, trishtuese dhe e papranueshme të “helmohen” fetarish nga hipokritët, tradhëtarët e spiunët e UDB-së, se sa që “qortohen”, “të bëhen për spital” e “të bullizohen” nga një profesioniste me vulën e vlerës kombëtare. Kjo vlenë edhe për disa “personalitete” që iu bashkangjitën iniciativave të çuditshme për ta stigmatizuar një muzikologe, kuadër deficitar ndër ne!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Analogjia Ukrainë-Tajvan: Frika reale dhe krahasimi i rremë

Nga Farid Kahhat Disa ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës,…

Hajgaret e BDI-së me Naser Ziberin

Shkruan: Sulejman Mehazi / Turpi madh për Naser Ziberin, shikoni në çfarë…

Mexhlisi i Ulemave të Shkupit! Organizimi i Bashkësisë Fetare Islame 1930-1941 (1)

Në fillim të vitit 1935, ndodhën trazira të shumta brenda organeve të…

Shaqir Fetai e mbyllë BFI-në me 13 kyçe

Shaqir Fetai thotë se ka ekzistuar një urdhër nëntokësor që i tuboi…