Në raport me ushtrinë (OZN-a) dhe policinë serbe (UDB-a) Shaqir Fetai gjithmonë është munduar të jetë i kujdesshëm. Madje për këta dy institucione nacionale serbe, edhe vetë serbët nuk e kanë atë mirësjellje të Shaqir Fetait.
Sot, të gjithë Institucionet e Kosovës dhe jo vetë por dhe subjekte të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare e perkuntojnë Masakrën e Reçakut. Të gjithë e përkujtojnë si masakër, si krim kundër njerëzimit të kryer nga ushtria dhe policia serbe. Pra, fajtor direkt për këtë tmerr është shteti serb, populli serb, institucionet nacionale të këtij populli!
E paska përkujtuar edhe Shaqir Fetai! Nga perkujtesa që e ka publikuar në faqen e vet personale, shihet që Shaqir Fetai përpiqet t’i korrigjoje serbët dhe mos t’i perfshijë në krim institucionet nacionale serbe, por faji të bie mbi plehëra të dorës së dytë dhe, me këtë rast, faji të ngelë jetim!
Sipas Shaqir Fetait, “Para 24 vitesh ndodhi masakra e paparë në Reçak të Kosovës nga paramilitarët sërb”. Pra, sipas Shaqir Fetait, kjo vepër nuk qenka e Institucioneve të Sërbisë, por e “paramilitarëve serbë”, që do me thënë se “mal pa ujqër nuk ka”! Mesazhi i Shaqir Fetait: mos ua lini fajet institucioneve shtetërore serbe por hordhive që asnjëherë nuk janë institucionalizuar!!!
Ndërsa, ministri i punës në qeverinë serbe, Nikolla Selakoviq sot, si përgjigje mediave ia drejtoi këtë përgjigje: Reçaku “ishte dhe mbetet veprim ligjor dhe legjitim i ushtrisë dhe policisë serbe!” E pra – kush ka të drejtë Shaqir Fetai apo ministri serb, Selakoviq!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0uUsxyqc79rsqcETQdJAJwPRbkZW2nmZQx2x8ix3mjfbrHbeBiaQqyrhwrHJuVBEtl&id=100009445723441&mibextid=Nif5oz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shaqir Fetai në rolin e “viktimës” së pushtetit që e instaloi në krye të BFI-së

Jo një herë është konstatuar se, Shaqir Fetai vuan nga kompleksi i…

Kush do të përgjigjet penalisht për vakëfin e grabitur

Këto ditë, portali kombëtar Top24 publikoi një dokument-tabelar që dëshmon për kohën…

Kështu foli Shaqir Fetai (4)

Çka paska folur kësaj radhe Shaqir Fetai? Veçse është përpushur të lajë…

“U tha, u bë”: (nuk) ka datë në tetor!

Blerim Reka /Ministri për Integrime Evropiane, tash e tre vite, premtonte, se…