Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka shkruar dje historinë, duke arritur të kualifikohen në fazën tjetër të turneut më të madh në CS:GO, PGL Antwerp Major.
Në fazën “Legends Stage” kundërshtari i ardhshëm i Bad News Eagle është skuadra daneze Copenhagen Flames, të cilët janë me renditje në pozitën e 14-të.
Ndeshja mes tyre zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:00.