Shaqir Fetahu e ka shumë të vështirë që të shkëputet nga ai mentalitet me të cilin është kalitur si teolog i këtij nënqielli! E ka të vështirë të divorcohet prej “mentorit” të tij të përjetshëm, Sulejman Rexhepit! E çka ka mësuar prej tij përveçse hajninë, vjedhjen, kodoshizmin, nepotizmin, gënjeshtrën, mëkatin, imoralitetin etj.

Shkruan Abazi Islami

Shaqir Fetahut iu plotësua qëllimi i parë si u.d.: dha interistë në TV KLAN M! Po çka tha? Një orë intervistë duke u munduar që të prezantohet “engjëlli” i vetëm i BFI-së, si “qenia më e pastër” e cila për asnjë sekond nuk ka mëkatuar duke i shërbyer mbi dy dekada Sulejman Rexhepit, due e përkrahur, duke i thyer dhëmbët së lavdëruari Sulejman Rexhepin dhe duke e mbrojtur nga fushatat e pandalshme mediale të cilat, Shaqir Fetahu i cilësonte edhe si “motivime të shërbimeve sekrete kundër haxhi rreisit, Sulejman ef. Rexhepit”!
Shaqir Fetahu, u mundua që ta mbrojë deri në maksimum Sulejman Rexhepin, sepse ky mund të inatoset e ta zhveshë pastaj Shaqir Fetahun ashtu siç e ka ba nana! Nuk e shpalosi asnjë arsye apo motiv pse u mblodhën dhe pse e shkarkuan njeriun me të cilin deri në Ditën e Bajramit (pra dy ditë para se ta shkarkojnë) ishin bashkë dhe krenoheshin dhe e falënderonin Zotin për një “reis aq të utë”.
Megjithatë, Shaqir Fetahu foli, foi si një plagjiat e si një kompilator shumë i dobët, foli duke menduar se është para xhematit të rëndomtë i cili as që dëshiron t’i dëgjojë kopallat e tij, por të falet e të ik në punët e veta! Shaqir Fetahu foli duke përvetësuar e duke i vjedhur punët, platformat, strategjitë e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, madje jo njëherë e shprehte nevojën e ndërhyrjes së kësaj Lëvizje. Por, fatkeqësisht, ai u mundua që të na shpërfaqet si vetë Lëvizja, edhe pse nuk ka kurrfarë problemi, as mëkati! Thjesht, duhet të pranojë atë që e fshihte si qyqar!
Në pyetjen e gazetarit se si u arrit deri te shkarkimi i Sulejman Rexhepit, Shaqir Fetahu do të përgjigjet se ky akt nuk ndodhi aty për aty, se është punuar shumë gjatë, janë zhvilluar shumë kontakte e analiza mbi opinionin që u krijua, u shoshitën të gjitha gjërat që e krijuan atë opinion… A është i vetëdishëm Shaqir Fetahu se çka po flet, apo, ai po mendon se tani, me të si u.d. po fillon një epokë e re!
Shaqir Fetahu duhet të dijë se ai opinion nuk u krijua as nga ai dhe as nga ligavecët e tij! Ai opinion nuk u krijua dje apo pardje, ai opinion i krijuar e ka autorësinë e vet, e ka gjakun e vet, e ka djersën e vet! Ai opinion u krijua nga vetë LËVIZJA MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI TË RMV-së! Dhe ky opinion u krijua për plotë gjashtë vite, kurse Shaqir Fetahut me të përlyerit e vet iu paskan dashur dy ditë analizim të opinionit dhe të konstatojnë se duhet të dëbohet Sulejman Rexhepi! Shumë mirë!
Por, a e di Shaqir Fetahu dhe ata si vetë ai që, ai opinion nuk është krijuar vetëm për Sulejman Rexhepin, se nuk u shkruan mbi 3000 shkrime, gjashtë vëllime me shkrime të përmbledhura vetëm për Sulejman Rexhepin, por, për të dhe për ekipin e tij, për të dhe për feudët e tij, për të dhe për të gjithë ata si puna e Shaqir Fetahut që e ndihmuan në vjedhje, në shkatërrim të vakëfit, në shitje të tij, në nepotizëm, në krim, në kriminalizim të krejt BFI-së! Jasht këtij mëkati nuk mund të ngelë as Shaqir Fetahu dhe as bashkëmendimtarët e tij në përpjekje për t’u fshehur pas shkarkimit të reisit të tyre!
Kur LËVIZJA MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI angazhohej për ta demaskuar veprimtarinë kriminale të Sulejman Rexhepit dhe bashkëpunëtorëve të tij (komplet Rijasetin, pa përjashtim) Shaqir Fetahu me apashët e tij i duartrokisnin Sulejman Rexhepit, mburreshin publikisht me “devotshmërinë” e tij, nuk flisnin me ata që ua shanin reisin, bëheshin promotor të largimit nga puna të të gjithë atyreve që shprehnin ndonjë pakënaqësi ndaj “reisit” e që e patën më shumë se babë! Sa hoxhallarë janë larguar, madje me policë, nga xhamitë e territoreve të këtyre myftilerëve “trima”!
Pra, mbi këtë opinion të Lëvizjes Shaqir Fetahu me tajfën e tij paska konkluduar se Sulejman Rexhepi ka shkelur Nenin 58 të Kushtetutës ndaj dhe duhet të dëbohet! Po ata që e përkrahën në këtë shkelje, që kurrë nuk ia tërhoqën vërejtjen për shkeljen e asnjë alineje të këtij Neni, që kurrë nuk e dorëzuan Sulejman Rexhepin as para komisionit gjegjës e as para prokurorit brenda BFI-së!
Ata që e besojnë Zotin Një, e besojnë pa kurrfarë ngurrimi edhe këtë konstatim: Shaqir Fetahu, Qani Nesimi, Qenan Ismaili, Salim Sulejmani, Murat Hyseini, Mustafa Dauti etj. janë nxitësit kryesorë, janë motivuesit e pashterrshëm, janë përkrahësit më të mëdhenj, janë pastruesit e pengesave të Sulejman Rexhepit në veprimtarinë kriminale e në kriminalizim të tërë BFI-së. Sepse, është lezet të ngjyshë në pjatën e Sulejman Rexhepit, ku çdo ngjyerje mund të ta pasurojë xhepin me mijëra euro! Të gjithë kanë hëngër hudhra! Kot e kanë – iu vie era! Zoti i faltë! Amin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…