Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se mbrëmë e ka shkelur nenin 4 të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, Vuçiq e ka shkelur propozimin e BE-së duke u zotuar se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”.

Kujtojmë se më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar në Bruksel që të mos ketë diskutime shtesë në lidhje me propozimin e BE-së. Megjithatë, ata nuk i kanë vendosur nënshkrimet në draft-dokumentin e BE-së për normalizim marrëdhëniesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zyrtari i CIA-s evakuohet nga Serbia, dyshohet për sulm me “energji të drejtuar”

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) kohët e fundit evakuoi një zyrtar të…

Ukraina synon bisedimet e paqes me Rusinë deri në fund të shkurtit – ministri i Jashtëm zbulon vendin dhe ndërmjetësin e mundshëm

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se vendi i…

VMRO-ja nuk mbështet regjistrimin e popullsisë

VMRO-DPMNE-ja nuk do ta mbështes dhe respektojë regjistrimin e popullsisë. Sipas opozitës…

Gjykata Europiane ndalon azilkërkuesit e parë nga Britania për në Ruandë

26-vjeçarja shqiptare: Jam viktimë e trafikimit! Kërkoj mbrojtje në Britani, jo në…

Ekskluzive: Kjo është marrëveshja e koalicionit mes LDK-së dhe Listës Serbe (DOKUMENT)

Avdullah Hoti sot ka marrë besimin e 61 deputetëve për ta drejtuar…