Kryeministri Albin Kurti ka folur mbi deklaratat e presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nëse Kosova s’e heq masën e reciprocitetit për targat e veturave serbe, Serbia do të ndërmarrë masa politike dhe ekonomike ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se deklarimet e tilla të mbushura me vrer nuk i kontribuojnë aspak qetësimit të situatës aktuale dhe paqes në rajon.

“Së pari nuk kam arritur ta ndjek të plotë deklaratën që ka pasë Vuçiq. Besoj që cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta dhe në anën tjetër vërejta që ka shumë inat dhe vrer që nuk i kontribuon deeskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash të Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën, por besoj që Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore duke u bazuar edhe në interesat e përbashkëta dhe vlerat europiane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…