Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Mynih me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, me të cilën bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në komunikatën nga jy tajim thuhet se kryeministri Kurti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe ndihmën e madhe të Suedisë për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

Lidhur me agjendën evropiane, kryeministri Kurti tha se institucionet dhe vlerat euro-atlantike duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai e vlerësoi shumë të rëndësishme përkrahjen e qeverisë suedeze për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe shtoi se ky proces nuk mund të shtyhet më tej.

Në takim u bisedua edhe për dialogun me Serbinë dhe kryeministri Kurti theksoi rolin konstruktiv dhe gatishmërinë për të vazhduar bisedimet që në qendër kanë njohjen e ndërsjellë.

Ministrja Linde u shpreh e inkurajuar nga indikatorët ekonomik dhe të sundimit të ligjit në vitin e parë të qeverisjes dhe për stabilitetin politik të Kosovës dhe vuri theksin te raportet shumë të mira ndërmjet dy shteteve.

Ajo shprehu mbështetje për dialogun në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shkup, pacienti për 8 ditë qendrim në spital ka paguar 18 mijë euro

Dy klinikat e njohura pritvate “Axhibadem Sistina” dhe “Zhan Mitrev” gjatë vitit…

Pendarovski: “Reket” dridhi themelet e shtetit. Jam i dëshpëruar nga Katica Janeva

“Revolta tek qytetarët është e madhe. Edhe unë si president por edhe…

Pesë viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19, shërohen 297 pacientë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119…

Sot nuk ka orë policore, prej nesër do të filloj nga ora 24:00 deri në 04:00 të mëngjesit

Orë policore sot nuk do të ketë për shkak të Fitër Bajramit,…

S’ka më shpenzime pa kontroll, funksionarët duhet të dorëzojnë raport të detajuar për shpenzimet hotelerike

Qeveria sot e ka miratuar vendimin për mënyrën e shfrytëzimit dhe lartësinë…