Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën me 25 prill.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Në Podgoricë mbledhje e parë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, sot në Podgoricë…

Nëntë të vdekur pas rrëzimit të një avioni në Suedi

Nëntë persona në bordin e një aeroplani që mbante parashutistë kanë vdekur…

BBC news, për krimet serbe në Kosovë: Të mos i harrojmë viktimat shqiptare të varrosura në Batajnicë

Një hark betoni mbi rrugën midis fushave në Batajnicë, afër Beogradit, e…

KFOR-i përforcon njesitet ushtarake në Kosovë

KFOR-i ka njoftuar se kanë arritur automjetet dhe pajisjet ushtarake të Batalionit…

ASH reagon: Agjencioni i ushqimit dhe veterinarisë diskriminues ndaj shqiptarëve

Departamenti i Bujqësisë pranë Aleancës për Shqiptarët reagon lidhur me Agjencinë e…