Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shifra të sakta se sa fonde janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë, por la të kuptohet se janë diku dhjetëra miliona të holla nga dhjetëra mijëra donatorë.

“Deri më tani në Fondin e Sigurisë janë grumbulluar para me numër shtatëshifrorë e donatorë të cilët kanë dhënë para janë në numër katërshifrorë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se javën e kaluar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë. Përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Von Cramon reagon pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga listat e votuesve në Serbi

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka reaguar pas…

Edhe Amerika Latine nuk i shpëton, koronavirusi kalon oqeanin, shënohet rasti i parë në këtë shtet të kontinentit të largët

Ministria e Shendetësisë në Meksikë konfirmoi rastin e parë me koronavirus në…

Turqia ndihmon SHBA me 500 mijë kite testimi për Covid 19

Turqia ka dërguar së fundmi 500,000 kite testimi për koronavirusin në Shtetet…

Newsweek: SHBA paralajmëron Ukrainën për një pushtim në shkallë të plotë brenda 48 orëve nga Rusia

Administrata e presidentit Joe Biden ka informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se…

80,000 ukrainas u kthyen në Ukrainë nga 24 shkurti, shumica për të luftuar

80,000 ukrainas janë kthyer në vend nga jashtë që kur Rusia filloi…