Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se pritshmëritë për takimin me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak janë që të vazhdojnë me përgatitjet për takimin e datës 18 mars në kuadër të dialogut.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkangjesim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

I pyetur nëse do të ketë nënshkrim në takimin e radhës, Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në takimin e mbajtur me 27 shkurt.

Ai shtoi se është dëm që teksti i dakroduar me pesë fjali në preambul dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt.

“Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur isha në Bruksel, andaj për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra. Është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambul dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt. Dhe pse nuk ka nënshkrime, përgjigjjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, tha Kurti.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një vizite në Graqanicë.

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.

Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e propozimit evropian – marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë./KP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tabaku për integrimin në BE: Të mos ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka folur…

Komisioni Evropian: Nëse autobusi i “Besa Trans” nuk ka pasur licencë, kalimi i kufirit është ilegal

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nëse autobusi i “Besa Trans” që u…

Seancë për Modularin e Tetovës, Dëshmojnë mjekët dhe familjarët e viktimave

Mjeku Mustafa Tahiri dhe Shpenza Arifi të cilët kanë qenë në ndërrim…

Ata nuk kanë as naftë, as ushqim”/ CNN: Putin nuk e kishte imagjinuar rezistencën e fortë të Ukrainës

Pesë ditë pas pushtimit rus të Ukrainës , duket se gjërat nuk…

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe

VMRO-DPMNE-ja opozitare mëngjesin e sotëm ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për…