Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të rritet numri i prokurorëve të Prokurorisë Sepciale, teksa përmendi se janë bërë ndryshime për të lehtësuar punën e institucioneve për gjykimin e kriminelëve të luftës.

Kurti përmes një postimi në Facebook tha se janë mbushur “dy vjet prej kur Kuvendi i Republikës së Kosovës pati ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, duke mundësuar kështu gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. 22 vite pas luftës, e dy vjet pas këtij plotësim-ndryshimi, hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës ende mbetet çështje e heshtur e institucioneve dhe e sistemit tonë të drejtësisë”.

“Duke pasur prioritet adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës, Qeveria jonë ka bërë sërish ndryshimet e nevojshme për të lehtësuar punën e institucioneve të drejtësisë për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës”, theksoi Kurti.

Ai po ashtu konfirmoi se po punohet ”edhe në rritjen e numrit të prokurorëve brenda Prokurorisë Speciale”.

“Ndërkaq, me themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, do të kemi më në fund dokumentim të qartë e të plotë mbi krimet e Serbisë në vendin tonë. Kosovës i nevojiten prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikasë e të ditur. S’kemi kohë për të humbur”, shkruan Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ngrihen akuza kundër 11 personave për abuzime me dhënien e pasaportave

Prokuroria themelore publike në Shkup ngirit aktakuzë kundër 11 personave lidhur me…

Kosovë, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30% e qytetarëve

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës, Valdete Daka, ka…

Vedat Gashi kandidon për vendin e Eliot Engel në Kongresin Amerikan

Me 8 shkurt, ligjvënësi i Kontesë Westchester, shqiptaro-amerikani Vedat Gashi ka regjistruar…

Aksion policorë në Haraçinë, arrestohen tetë persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes profilit të tij në…

Infektohet me koronavirus edhe një i punësuar në MPB

Punonjës i informatikës në Departamentin e informatikës dhe telekomunikacionit në Ministrinë e…