Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, kryeministri Albin Kurti zhvilloi takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka folur për angazhimin në një vit qeverisje dhe rikonfirmoi, që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Ai thuhet të ketë potencuar domosdoshmërinë e ndihmës së Bashkimit Evropian në këtë rrugëtim.

“Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces. Kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor e të balancuar. Ai ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, vijon komunikata.

Po ashtu, thuhet se është biseduar edhe për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri veçoi faktin se jemi dy javë larg afatit për marrëveshje për këtë çështje, bazuar në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë.

Duke e falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për dialogun, kryeministri thuhet të ketë shprehur mirënjohjen për kontributin, që po e japin edhe sa i përket raportit midis Kosovës dhe Serbisë, paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

Në takim, gjithashtu u diskutua për invazionin dhe agresionin e paprovokuar ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shtime, në një kishë shfaqen grafite me shkronjën “Z”

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona deri…

Mbetet në pikëpyetje nëse Kosova do të aplikojë këtë vit në INTERPOL e UNESCO

Qeveria e vendit nuk ka përgjigje nëse është duke u përgatitur që…

Kaliforni, Pandemia detyron lirimin e 8 mijë të dënuarve

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i…

Përgjimet vazhdojnë të dridhin

“El Cheka” ditëve të fundit ka lansuar një set përgjimesh ku  protagonist…

Sot dorëzohet nisma për rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi

Kjo u konfirmua nga partitë nënshkruese të asaj nisme. Nisma erdhi pasi…