Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.

Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media, thuhet tutje në komunikatë.

Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Ministri i shëndetësisë gjatë ditës së sotne edhe njëherë konfirmoi se numri…

Polonia akuzon Putinin për dezinformim

Komisioneri i qeverisë polake për sigurinë e hapësirës së informacionit ka akuzuar…

Letër publike: Qenan Ismaili dhe Shaqir Fetai na e dëbuan xhematin nga xhamitë

Edhe sivjet gati i kalova të gjitha xhamitë më të mëdha të…

Këshilli i Sigurimit në Maqedoninë e Veriut sot do të mbajë mbledhje

Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë sot në ora 15:00 do…

Ish-shefi i Pentagonit Jim Mattis: Putini bie në shtrat ‘i frikësuar’

Kliko https://www.zeriamerikes.com/a/6641331.html