Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hyrëse dhe ka vizituar panairin e shkollave profesionale pjesë e VET Samitit, organizuar nga Klubi i Prodhuesve së bashku me Besa Foundation.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha situata ekonomike në Kosovë gjatë pesë mujorit të fundit është përmirësuar dukshëm në krahasim me pesë mujorin e vitit të kaluar.

“Aktiviteti ekonomik është shtuar për 15%, eksportet janë rritur për 66% dhe 30% janë rritur të hyrat buxhetore. Perspektiva ekonomike na bën optimist për të ardhmen. Rritja ekonomike këtë vit shkon në 7.9%, këtë tani na duhet ta ndjekim me implementimin e sistemim të arsimit dhe sistemit profesional. Arsimi dhe aftësimi profesional e mban çelësin e progresit teknologjik, industrializimit të shpejtë, shtimin e vendeve të punës, krijimit të pasurisë, uljes së varfërisë dhe zbutjes së pabarazisë”, tha Kurti.

“Kemi dy avantazhe si asnjë vend tjetër në rajon por edhe më gjerë. Kemi një mërgatë që është lidhur me vendin e vet si pak mërgata të tjera në botë. Numri i bashkatdhetarëve që vijnë në vendin e vet është shumë i lartë. Mërgatë nga e cila mësojmë shumë. Edhe unë për vete aftësimin, arsimin profesional e kam mësuar para disa viteve nga një mërgimtare e jona nga Zvicra e cila ma shpjegoi sistemin e trajnimit Dual dhe përfitimet nga ky sistem. Mërgata jonë nga shtetet gjermano-folëse i dinë më së miri përparësitë dhe faktorët kyç të një sistemi të zhvilluar të edukimit Dual”.

“Avantazhi i dytë qëndron tek demografia. Jemi popull i ri në Evropë, rinia jonë nga afrimitet me teknologjinë, dinë shumë gjuhë dhe moderne, kjo e bën atë të aftë për të arritur dhe kontribuar shumë shoqëri. Kjo rini e meriton mbështetjen e të gjithë neve, si të arsimit që buron nga shteti dhe jo vetëm por edhe nga bizneset publike apo private. Përkundër raportimeve zyrtare për papunësi të madhe, pra e kemi paradoksin sepse bizneset, industria nuk ka mundur të plotësojë vende të punës me punëtor të kualifikuar. Këto sinjale na kanë bërë të ditur se sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional pa marrë parasysh që është nënshtruar në forma të shumta s’ka arritur t’i përshtatet nevojave të industrisë”, tha më tej Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…