Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se kjo është ngjarja më e madhe e organizuar në rajon, e cila sipas tij, derivon nga Procesi i Berlinit.

Ai tha se Samiti Digjital i bën bashkë politikë-bërësit nga BE-ja, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, ekspertët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që t’i shkëmbejnë idetë e planet që kontribuojnë në tranzicionin digjital në Ballkanin Perëndimor.

“Edicioni i pestë po mbahet në Prishtinë dhe ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta forcuar edhe bashkëpunimin rajonal por edhe digjitalizimin si një proces tejet i rëndësishëm për të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë”, është shprehur Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë bëri të ditur se në këtë samit po marrin pjesë më shumë se 200 biznese, ku do të ketë më shumë se 60 folës, mbi 30 OJQ në 9 panele e 16 ngjarje anësore.

“Diskutimet që do të jenë në kuadër të agjendës së përbashkët digjitale do të fokusohen tek infrastruktura digjitale siç janë fibrat optike dhe teknologjia 5G, pastaj aftësitë digjitale për një fuqi punëtore e cila është e edukuar për sfidat e ekonomisë në të ardhmen që gjithnjë e më shumë do të jetë e digjitalizuar”.

“Pastaj, siguria kibernetike e cila duhet të sjellë qëndrueshmëri kibernetike të institucioneve, të bizneseve e të shtetit në përgjithësi karshi sulmeve të ndryshme të mundshme”, është shprehur Kurti.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se gjatë këtij samiti, do të ketë katër gara mes grupeve të të rinjve të të gjitha shteteve që përfshijnë robotikën, kodimin, lojërat kompjuterike e kështu me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani: 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta për të votuar – të reagojë komuniteti ndërkombëtarë

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.…

Spasovski: Qytetarët të mos udhëtojnë jashtë shtetit

Kryeministri Oliver Spasovski sot përmes një video mesazhi në profilin e tij…

Në Bjeshkët e Rugovës, Gjilanit dhe Vitisë ka vatra të zjarrit ende të pushuara

Situata me zjarret në Kosovë është nën kontroll në gjithë vendin, megjithëse…

Maskat standard i jetës së përditshme në Gjermani?

Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin Corona në…

Ish komandanti i UÇK-së, Suma: “Zdravo për gjithë shokët e mi nga BDIja”

Emrush Suma i njohur si Komandant Hoxha nga Hani i Elezit ka…